Ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë, fitueses së Çmimit Nobel, murgeshës shqiptare që çoi jetën në ndihmë të “më të varfërve nga të varfërit”, po e përcjellin nga afër mijëra njerëz nga mbarë bota.
Drejt Vatikanit kanë udhëtuar edhe liderët shqiptarë, nga Kosova e Shqipëria.
Indeksonline ju sjell fotografi dhe video ekskluzive të liderëve të cilët tanimë kanë zënë vendet e tyre në Sheshin e Shën Pjetrit për ta ndjekur nga afër shenjtërimin e Nënës Terezë.
Aty ndodhen Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, lideri i AKR-së, Begjet Pacolli, zv/ministri i Kulturës, Rexhep Hoti dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.