-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Foto-montazhet me fotografi të gazetarëve, reagon AGK-ja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas publikimit të disa foto-montazheve në rrjete sociale, ku shihen fytyra të disa prej gazetarëve kosovarë dhe disa mesazhe të shpikura.

“Një sërë foto-montazhesh janë shfaqur sot në mediat sociale, në të cilat shihen fytyra e disa prej gazetarëve kosovarë, përcjellur me mesazhe të sajuara, por, logo të vërteta të disa prej medieve kosovare” – thuhet në reagimin e AGK-së.

Në reagim theksohet se në mesin e gazetarëve të vënë në shënjestër janë Vehbi Kajtazi, Valon Syla e Berat Buzhala dhe se janë përdorur linqe të supozuara të mediave si “Zëri”, “Telegrafi” e “Kosova Sot”.

AGK-ja tha se këtë situatë e sheh si tepër të rrezikshme për gazetarët dhe mediat, duke e ftuar Policinë e Kosovës që ta hetojë urgjentisht prejardhjen e këtyre postimeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img