Site icon PrishtinaPress

“Foto e falsifikuar”, Avokati Koci thotë se do të ngre padi ndaj personit që diskreditoi hetuesin Idriz Gashin

Avokati Arianit Koci, ka reaguar për suspendimin e hetuesit Idriz Gashi nga IPK pasi një portal i afërt me Vetëvendosjen publikoi një artikull duke aluduar se polici kishte marrë pjesë në një tubim të PDK’së në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Koci përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se fotoja e publikuar është falsifikuar, ku ndër të tjera ai shton se është i autorizuar të dorëzojë kallëzim penal ndaj  personit që e publikoi atë.

“Sa i përket pretendimeve për pjesëmarrjen e tij në një tubim politik, dua të sqaroj se fotoja e publikuar është FALSIFIKUAR!
Hetuesi policor Idriz Gashi NUK KA QENË pjesë e tubimit të një partie politike në fshatin Rrezallë!
Për këtë, klienti i im ka prova materiale!”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Kocit.

Exit mobile version