0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

FOTO/ Bie shtylla gjatë natës, banorët mbesin pa rrymë

Erërat e forta gjatë natës dhe bora që ka mbuluar vendin kanë shkaktuar telashe duke dëmtuar shtylla elektrike, e si pasojë shumë konsumatorë të KEDS-it kanë mbetur pa energji elektrike.

Një lexuese e Klankosova.tv tregon se si shtylla në lagjen e saj në Emshir të Prishtinës ëshë rrëzuar në tokë, duke i rrezikuar banorët aty për shkak të kabllove që po prekin tokën.

Sipas saj, shtylla në fjalë ka qenë e dëmtuar qysh në muajin shkurt dhe se banorët aty e kanë lajmëruar rastin në kohë, por që nuk ishte ndërmarrë ndonjë veprim për sanimin e problemit nga kompania. E tani nga moti i mbrëmshëm shtylla është rrëzuar në tokë.

Tutje bëhet e ditur se shtylla është rrëzuar në ora 2:40 të natës dhe se kanë mbetur pa rrymë.

E Lulzim Krasniqi nga zyra për informim e KEDS-it, për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova u shpreh se kanë pranuar shumë ankesa lidhur me problemet me energji elektrike dhe se po punojnë që ato të sanohen sa më shpejtë.

“Ekipet e KEDS-it janë mobilizuar që në orët e hershme të mëngjesit dhe ndodhen ne terren, po punohet intensivisht dhe po besoj që brenda afatit sa më optimal konsumatorëve të afektuar do t’u rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike”, deklaroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img