0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Foshnja humbi jetën pasi u harrua për 3 orë në makinë, babai lirohet nga qelia: Do të doja që unë të mos jetoja

Është lënë i lirë 37-vjeçari i cili harroi foshnjën vetëm 5 muajsh për më shumë se 3 orë në makinë ku humbi jetën.

“Ndihem si një person i padobishëm. Do të doja që unë të mos jetoja dhe fëmija im të jetojë ”, kanë qenë fjalët e para të 37-vjeçarit, sapo mori vendimin për lirimin e tij.

Në deklaratat e reja të avokatit mbrojtës në Mega dhe duke iu përgjigjur një pyetjeje për zemërimin e të afërmve të gruas, Dimitris Lambrakis deklaroi se nëse nëna “do ta kishte përballë babain në minutat e para, do ta kishte vrarë. Por pastaj dashuria mbizotëron .’

“Dashuria e dy prindërve do ta kapërcejë vdekjen e fëmijës. Fëmija nuk flinte natën sepse kishte dhimbje barku dhe ata qëndruan gjithë natën zgjuar. Kishte edhe stresin e punës. Ishte një ditë e vështirë për të. Gruaja pak ditë më parë ka bërë një aksident automobilistik së bashku me fëmijën dhe nuk ka dashur të ngiste makinën. Kështu, e vendosën fëmijën në ndenjëse dhe babai e mori përsipër ta çonte në çerdhe. Babai ndaloi për të pirë një kafe dhe në atë moment ia bllokoi mendjen. Fëmija ndoshta ishte në gjumë dhe babai e injoroi plotësisht praninë e tij. As që e mendoi”– tha ndër të tjera avokati.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img