Site icon PrishtinaPress

Foshnja e pajetë në Spitalin e Pejës dyshohet se u fut në rrobalarëse

Një rast i frikshëm ka ndodhur javën e kaluar në Spitalin e Pejës.

Një foshnje që ka lindur pa shenja, dyshohet se është futur në rrobalarëse.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, deklaroi për Front Online se autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

“Javën e kaluar ka ndodhur rasti. Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes. Në prokurori jemi në faza fillestare hetimore dhe nuk mund të ndajmë më shumë informacione për shkak të ndjeshmërisë së rastit”, theksoi Nikçi./Prishtinapress/

Exit mobile version