Këtë vit organizohet edicioni i parë i Forumit të grave për paqe dhe siguri në Kosovë, me iniciativë të presidentes Vjosa Osmani.
E në lidhje me këtë, policia ka njoftuar se për shkak të qarkullimit të pjesëmarrësve, mund të ketë bllokim të përkohshëm të disa rrugëve.
“Përgjatë këtyre dy-tri ditëve, mund të ketë qarkullim më të intensifikuar të pjesëmarrësve dhe automjeteve në lokacione të caktuara dhe njoftojmë opinionin se mund të ketë bllokim të përkohshëm të disa rrugëve, prandaj për të mundësuar qarkullim dhe riorientim në trafik do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.
Aty gjithashtu bëhet e ditur se ky forum do të zgjasë deri të dielën.
“Për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij evenimenti janë parapare planifikime operacionale nga Policia e Kosovës, duke filluar nga sot datë 21 tetor 2022 ku pritet të vijnë personalitete nga vende të ndryshme si dhe me datë 22 tetor ku mbahet evenimenti kryesor, e deri në përfundim me datë 23 tetor 2022. Policia e Kosovës me këtë rast kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thuhet tutje në njoftim./Prishtinapress/