Sipas asaj që thuhet në faqen zyrtare, Forumi i Bledit është konferenca kryesore në Evropën Qendrore dhe Juglindore, e cila zakonisht zhvillohet pranë liqenit Bled, Slloveni.

Në këtë Forum, marrin pjesë figura nga fusha të ndryshme, derisa shkëmbejnë pikëpamje dhe gjenerojnë ide për t’i adresuar sfidat aktuale dhe ato të së ardhmes.

Po ashtu, Forumi Strategjik Bled është një projekt ndërqeveritar i Republikës së Sllovenisë.

Sa u përket liderëve të shtetit tonë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën do të marrë pjesë në një panel diskutimi me liderët e tjerë pjesëmarrës, i cili fillon nga ora 14:30.

Po ashtu Ditën tjetër, pjesëmarrëse në një panel diskutimi do të jetë edhe kryediplomatja Gërvalla, ku përballë, do t’i ketë edhe emisarin Miroslav Lajçak dhe ministrin e Jashtëm serb, Ivica Dacic.

Këta, dhe të tjerë, do të diskutojnë në një panel nga ora 17:45 i cili do mban titullin: “Ballkani Perëndimor: Gjithçka ndryshon, popr gjithçka mbetet e njëjtë?”