Sot në Shkup mbahet forumi ekonomik mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Mbledhjet duhet të fillojnë nga ora 10:00 në Alexander Palace në Shkup.
Nikoqir i këtij takimi është Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe për këtë sipas njoftimit të tyre, pritet të marrin pjesë më shumë se 300 kompani nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, nga më shumë vende të tjera nga rajoni, si dhe përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare që shprehën interes të madh të jenë pjesë e këtij Forumi.
Në ngjarje do të shpallet edhe emri i ri i nismës rajonale që deri tani në mënyrë jo-formale i referohej si “Shengeni i Vogël”.
Programi i Forumit përfshin fjalime nga liderët e të tre vendet organizatorë të ngjarjes, të cilët më pas do të marrin pjesë në panelin ekonomik në të cilin për iniciativën e re dhe për përfitime të menjëhershme prej saj do të shkëmbejnë mendime përfaqësuesit e bashkësive afariste nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Në pjesë të veçantë ceremoniale nga programi i Forumit, do të nënshkruhen dy memorandume për mirëkuptim dhe një marrëveshje ndër-shtetërore e cila në masë të madhe do të lehtësojë jetën e qytetarëve nga Ballkani Perëndimor dhe komuniteti i biznesit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Forumi Ekonomik organizuar nga Kabineti i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në koordinim me kabinetet e Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa në bashkëpunim me odat ekonomike nga rajoni, do të përfundojë me konferencë për shtyp të liderëve në të cilat do të kumtohen përfitimet nga Forumi, si dhe planet për iniciativat e ardhshme.
Kujtojmë se dje tre liderët ishin në shëtitje nëpër qendrën e Shkupit, për tu takuar me qytetarët që ishin në shes. Nikoqir i kësaj shëtitje ishte kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov.