Site icon PrishtinaPress

Forumi 2015 prezanton një qasje tjetër ndaj dialogut Kosovë-Serbi

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon tryezën në vazhdën e ciklit të Forumit 2015 me titull “Negociatat Kosovë – Serbi: Një qasje racionale?”.

Ky forum do të ekzaminojë mundësitë për një qasje të arsyeshme ndaj dialogut Kosovë – Serbi, duke u fokusuar në zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë në lidhje me dialogun në mes të dy vendeve.

Autori dhe analisti politik Veton Surroi do të flet për një qasje të mundshme në lidhje me negociatat, duke prezantuar punimin e vet të titulluar “Kanti, lopa e Makiatos dhe një paradigmë e re në negociatat Kosovë – Serbi.”

Përveç prezantimit, paneli i moderuar nga Augustin Palokaj, gazetar dhe njohës i çështjeve evropiane, dhe i përbërë nga Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, menaxhere projektes në Institutin Demokratik të Kosovës, KDI, znj Jeta Krasniqi dhe Surroi, do të diskutojë “fazën finale” të dialogut dhe parakushtet e nevojshme për të ndërtuar unitetin e faktorëve politik për një zgjidhje të qëndrueshme.

Exit mobile version