Është formuar Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave, shkruan Gazeta Express.
Kryetare e këtij Komisioni është zgjedhur Blerta Deliu Kodra nga PDK-ja, ndërsa zëvendëskryetare në këtë Komision u caktuan Tinka Kurti nga VV-ja dhe Fidan Zhilta grupi multietnik.
Ndërkaq anëtarët janë:
Valon Ramadani- VV
Besmim Muzaqi- VV
Nijazi Izaku – VV
Fitim Haziri- VV
Floreta Zejnullahu -PDK
Agim Veliu -LDK
Armend Zemaj- LDK
Time Kadrijaj- AAK