Site icon PrishtinaPress

Formimi i ushtrisë përmes ndryshimeve kushtetuese, i pamundur

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri përmes ndryshimeve kushtetuese tani për tani është i pamundur.

Kështu kanë vlerësuar të dielën për gazetën “Epoka e re” analisti politik Behxhet Shala dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Kadri Kastrati.

Ata kanë thënë se aktualisht është shumë e vështirë të bindet komuniteti serb për t’i votuar ndryshimet kushtetuese.

Sipas tyre, FSK-së mund t’i ndryshohet mandati edhe përmes ligjit, por një gjë e tillë nuk po mbështetet nga ndërkombëtarët.

“Është e qartë se transformimi i FSK-së është duke e pritur përfundimin e bisedimeve me Serbinë. Serbia është duke u përpjekur të fitojë sa më tepër dhe në këtë çështje e ka futur edhe transformimin e FSK-së duke e ndërlidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Aktualisht është i pamundur ndryshimi i Kushtetutës për transformimin e FSK-së përderisa nuk është edhe pëlqimi i komunitetit serb. Tash për tash serbët në asnjë mënyrë nuk do ta japin pëlqimin për këtë transformim. Përderisa nuk ka një status të qartë të këtyre bisedimeve atëherë nuk do të ketë mundësi që FSK-ja të transformohet në ushtri. Nuk ka asnjë mundësi që FSK-ja të transformohet përmes ndryshimeve kushtetuese tani për tani”, ka deklaruar Shala.

Exit mobile version