12.3 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

spot_img

Formati i ri i Kupës së Botës për Klube, mësohen 13 skuadra e para pjesëmarrëse

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, dje ka bërë të ditur organizatorin e Kupës së Botës për klube, për vitin 2025.

Ky kompeticion do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan IndeksOnline.

Kupa e Botës për klube gjatë vitit 2025 do të ketë një format të ri, ku do të marrin pjesë 32 skuadra nga kontinentet e ndryshme.

Tashmë janë mësuar 13 skuadrat e para të cilat kanë siguruar pjesëmarrjen për vitin 2025.

Chelsea, Real Madrid dhe Manchester City janë tre skuadra e para nga Evropa të cilat e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës për klube, si fitues të Champions League gjatë tre viteve të fundit.

Al Hilal, Urawa Red Diamonds, Al Ahly, Wydad Casablanca, Monterrey, Seatle, Club Leon, Palmeiras, Flamengo dhe Hosts, janë skuadra e tjera pjesëmarrëse.

Ndërsa 19 ekipet tjera që do të marrin pjesë në Kupën e Botës për klube në vitin 2025 do të jenë të ndara kështu.

Fituesi i Champions League për sezonin 2023-2024, tetë skuadra më të mira të renditura në ranglistën e UEfA-së, Fituesi dhe ekipi më i mirë në renditjen e AFC, Fituesi dhe ekipi më i mirë në renditjen e CAF, Fituesi i Concaf për vitin 2023, Fituesi i Copa Libertadores për sezonin 2023 dhe 2024 si dhe dy ekipet më të mira në renditje, dhe skuadra më e mirë në OFC.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img