Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve në rrjetet sociale ka publikuar 11-shen më të dalluar të fazës së grupeve këtë edicion.
Në atë 11-she, nuk figuron emri i asnjërit prej lojtarëve të Real Madridit, ndonëse “mbretërit” e përfunduan fazën e grupeve në pozitën e parë në Grupin F.
Paris Saint-Germaini dhe Porto kanë nga dy lojtarë të përzgjedhur në formacionin më të mirë të grupeve.
Messi dhe Mbappe janë vendosur në qendrën e sulmit. Ndërkohë, Diogo Costa i Portos është portieri më i dalluar dhe bashkëlojtari i tij Galeno në mesfushë.
Tifozët patën kritika për mungesën e Haaland, apo edhe për senzacionin e Napolit, Kvaratskhelia./Prishtinapress/