Portier: Joe Hart. Në Angli kanë bërë shumë zhurmë për përjashtimin e Hart, i cili në sezonin që sapo u mbyll u aktivizua te West Ham i huazuar nga Manchester City. Deri pak muaj më parë 31-vjeçari konsiderohej titullar i padiskutueshëm te “Tre Luanët”, por pas një sezoni zhgënjyes është përjashtuar nga lista përfundimtare e Gareth Southgate, që ka preferuar Butland (Stoke City), Pickford (Everton) dhe Pope (Burnley).
Mbrojtës: Cancelo, Laporte dhe M. Alonso: Mes përjashtimeve të mëdha të Franca është Laporte, që i kushtoi plot 65 milionë euro Manchester City-t në muajin janar. Dy të tjerë janë Cancelo, autor i një sezoni të madh me Interin, por i lënë jashtë nga Portugalia, dhe Marcos Alonso i Chelsea-t, me spanjollin që ka shënuar 7 gola në Premier League në këtë sezon, por që nuk u preferua nga Lopetegui, transmeton “SS”.
Mesfushorë: Nainggolan, Götze, Allan dhe Fabregas: “Duhet t’i tregosh botës se je më i mirë se Messi”, – ishin fjalët motivuese të Joakim Low drejtuar Mario Gotzes në finalen e “Brazil 2014”. Sulmuesi gjerman, pjesë e Dortmundit, shënoi golin e jetës, duke i dhuruar trofeun Gjermanisë. 4 vitë më vonë, ka mbetur jashtë listës përfundimtare të “Pancerave”. Përjashtime të rëndësishëm konsiderohen edhe ato të Nainggolan nga Beligjika, Allan nga Brazili dhe Fabregas nga Spanja.
Sulmues: Morata, Icardi dhe Benzema: Jorge Sampaoli vendosi të mos e grumbullonte Mauro Icardin, kryegolashënuesin e Serisë A me 29 finalizime, 13 më shumë se Higuain, që ështe pjesë e listës përfundimtare të Argjentinës. Lopetegui ka vendosur të lërë në shtëpi Alvaro Moratan e Chelsea-t, duke i besuar në sulm emrave të tillë si Diego Costa, Aspas e Rodrigo. Sulmuesi i tretë është Karim Benzema, një ikonë e futbollit francez, i lënë jashtë nga Dechamps pas një sezoni më shumë në hije se në shkëlqim.