Sonte, në orën 19:00, në “Elbasan Arena” do të luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Norvegjisë.
Kjo është sfida e parë e kuqezinjve për vitin 2018, ndaj trajneri Christian Panucci do të ketë mundësi t’i shohë të tijtë në veprim, ndaj një kundërshtari të fortë.
Moduli që ka zgjedhur ai është 4-3-3 dhe do të ketë shumë ndryshime duke filluar që nga porta.