Pas dy ndeshjeve të para të fazës së 1/8 së finales në Ligë të Kampionëve që u zhvilluan dje, radha është për dy përballje të tjera tejet interesante. Lazio e pret Bayern Munich, ndërsa Real Sociedad e viziton PSG-në.
Kur ka mbetur më pak se një orë deri në fillimin e ndeshjeve, trajnerët respektiv kanë publikuar formacionet startuese.
Lazio – Bayern Munich
Maurizio Sarri ka vendosur të luajë me formacionin klasik 4-3-3, me shqiptarin Elseid Hysaj që është një startues i padiskutueshëm nën urdhrat e italianit.
Lazio: Provedel; Marusic, Gila, Romagnoli, Hysaj; Guendouzi, Vecino, Luis Alberto; Isaksen, Immobile dhe Anderson.
Në anën tjetër, Thomas Tuchel, të cilit po i lëkundet karriga, do të luajë me 4-2-3-1.
Bayern Munich: Neuer; Mazraoui, Upamecano, Kim, Guerreiro; Goretzka, Kimmich; Sane, Muller, Musiala; Kane.
PSG – Real Sociedad
Luis Enrique ka vendosur që të hyjë në këtë përballje me formacionin 4-3-3, ku Kylian Mbappe do ta udhëheqë sulmin e skuadrës dhe normalisht pritet të jetë rreziku kryesor.
Paris Saint-Germain: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Danilo, Beraldo; Zaiire-Emery, Ruiz, Vitinha; Dembele, Mbappe dhe Barcola.
Në anën tjetër, homologu i Enriques, Imanol Alguacil, është kundërpërgjigjur me skemë pak më ndryshe, pra 4-4-2.
Real Soceidad: Remiro; Galan, Normand, Zubeldia, Traore; Zubimendi, Mendez, Merino, Barrenetxea; Kubo dhe Andre Silva.