Kombëtarja e Kosovës sonte do të zhvillojë ndeshjen e fundit për këtë edicion në Ligën e Kombeve.
Kosova është e dyta në Grupin 2 të Ligës C me 6 pikë, një më shumë se Irlanda e Veriut dhe kundërshtari i sontëm – Qipro.
Verdhekaltërve ju mjafton një barazim për ta siguruar statusin e anëtarit të Ligës C edhe në edicionin e ardhshëm, por ata synojnë të fitojnë në ndeshjen që do të fillojë në orën 20:45.
Formacionet zyrtare:
Kapiteni Amir Rrahmani është kthyer nga lëndimi dhe starton sonte, teksa nga fillimi do të luajnë edhe Arbër Zeneli e Samir Ujkani.
Në vend të Ibrahim Dresevicit është vendosur Betim Fazliji.