705 Euro ka konfiskuar Forenzika e Kosovës, mbi dyshimin se janë të falsifikuara.
Sipas raportit të policisë, të njëjtat, ishin deponuar në një bankë në Prizren, rreth mbi dy muaj më parë, transmeton klankosova.tv.
Kjo çështje është duke u hetuar tutje, thonë autoritetet e sigurisë.
Rastin në polici e kanë njoftuar zyrtarë të bankës në të cilën ishin dorëzuar paratë.