1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Forcimi i imunitetit: Rëndësia e vitaminës C, D dhe zinkut

Asnjë suplement nuk mund të shërojë ose parandalojë sëmundjen e shkaktuar nga coronavirusi

Asnjë suplement, dietë apo stil jetese nuk mund t’ju mbrojë nga virusi, po aq sa distanca sociale dhe praktikat e duhura të higjienës.

Por megjithatë ato janë të rëndësishme për forcimin e sistemin imunitar.

Vitamina D

Vitamina D përmirëson efektet luftuese ndaj patogjenit dhe ul inflamacionin, që ndihmon në rritjen e përgjigjes imunitare. Shumë njerëz kanë mungesë të kësaj vitamine, e cila mund të ndikojë negativisht në funksionin imunitar.

Nivelet e ulëta të vitaminës D shoqërohen me një rrezik në rritje të infeksioneve të traktit të sipërm respirator, përfshirë gripin dhe astmën alergjike.

Disa studime tregojnë se plotësimi me vitaminë D mund të përmirësojë përgjigjen imune. Në fakt, studimet e fundit sugjerojnë që marrja e kësaj vitamine mund të mbrojë organizmin nga infeksionet e traktit respirator.

Studime të tjera tregojnë se vitamina D mund të përmirësojë përgjigjen ndaj trajtimeve antivirale te njerëzit me infeksione të caktuara.

Zinku

Zinku është një mineral që zakonisht u shtohet suplementeve dhe produkteve të tjera të kujdesit shëndetësor që kanë për qëllim të rrisin sistemin tuaj imunitar. Kjo sepse zinku është thelbësor për funksionimin e sistemit imunitar.

Zinku është i nevojshëm për zhvillimin dhe komunikimin e qelizave imune dhe luan një rol të rëndësishëm në përgjigjen inflamatore.

Studime të shumta zbulojnë se suplementet e zinkut mund të mbrojnë nga infeksionet e traktit respirator si ftohja e zakonshme. Zinku mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e kohëzgjatjes së ftohjes së zakonshme.

Vitamina C

Vitamina C është ndoshta suplementi më i popullarizuar që merret për të mbrojtur nga infeksioni për shkak të rolit të saj të rëndësishëm në shëndetin imunitar.

Kjo vitaminë mbështet funksionin e qelizave të ndryshme imune dhe rrit aftësinë e tyre për të mbrojtur kundër infeksionit.

Suplementet me vitaminë C përdoren për të zvogëluar kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e infeksioneve të traktit të sipërm respirator, duke përfshirë ftohjen e zakonshme.

Shënim: Për çdo suplement, qoftë vitaminë C, D apo zink, ju lutem këshillohuni paraprakisht me mjekun e familjes në lidhje me dozën dhe mënyrën e përdorimit.

Burimi: Healthline, Anabel

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img