-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Forcat serbe në kufi, Kurti: Sot nuk kanë qenë aty – gjithçka është nën vëzhgim dhe jemi gati për çdo befasi

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar lidhur me videon e publikuar nga vetë ai një ditë më parë, ku forcat ushtarake serb shihen fare pranë kufirit me Kosovën.

Për dallim prej të enjtes, këtë të premte, Kurti ka thënë se ushtarë serbë nuk janë parë në kufi.

“Jam duke e shikuar telefonin vazhdimisht. Deri në orën 16:00 nuk ka asnjë dëshmi që sot janë afruar sërish”, ka thënë Kurti nga konferenca e cila ka nisur në orën 15:00.

“Ata I kanë disa ushtrime ushtarake, por ato nuk mbahen 10 metra larg kufirit. Ata po vijnë shumë afër ku nuk ka nevojë as për dron e dylbi për t’u parë me njëri-tjetrin. Nëse duam normalizim të marrëdhënieve, ushtritë duhet të rrinë në kazerma, e jo në kufi, as ushtria, as ushtarët”.

Ai ka treguar se institucionet e Kosovës janë duke përcjellë kufirin pandërprerë.

“Gjithçka është nën vëzhgim dhe jemi në gjendje gatishmërie për çdo befasi që mund të na ndodh”, vazhdon ai, duke treguar se institucionet e sigurisë janë në koordinim dhe nëse ndodh kalimi i kufirit atëherë ato do t’i njoftojnë KFOR-in, EULEX-in, NATO-n dhe BE-në.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img