3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Forcat ruse përgatiten për evakuimin e mundshëm nga rajoni i Zaporizhzhiat

Forcat e rezistencës ukrainase kanë pretenduar se forcat ruse po fillojnë përgatitjet për një evakuim të mundshëm të rajonit të Zaporizhzhia.

Disa pjesë të rajonit janë pushtuar nga forcat ruse që në shkurt të vitit të kaluar, kur qyteti i Berdianskut ra nën kontrollin rus.

Megjithatë, qyteti i Zaporizhzhias, ka mbetur në duart e Ukrainës, raporton skynews.

Qendra Kombëtare e Rezistencës, e cila u krijua nga një krah i ushtrisë ukrainase, tha se “sipas forcave të rezistencës, administratat okupuese kanë përgatitur një plan evakuimi për stafin dhe familjet e tyre në zonat e pushtuara përkohësisht në Zaporizhzhia Oblast [rajon]”.

Organizata gjithashtu pretendoi se forcat ruse po lëshojnë udhëzime për të shkatërruar dokumente dhe pajisje ushtarake.

Ukraina është ende duke u përgatitur për ofensivën e saj pranverore, e cila mund të shohë pjesë të rajonit të Zaporizhzhias duke u bërë teatri i ardhshëm i luftës.

Kohët e fundit u raportua se Ukraina kishte ndërruar disa njësi të reja në rajon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img