Site icon PrishtinaPress

“Forcat ruse 25 kilometra larg qendrës së Kievit”, alarmon zyrtari i mbrojtjes amerikane

Forcat ruse janë ende rreth 25 kilometra larg qendrës së Kievit, ndërsa forcat ruse mbeten 10 kilometra jashtë qendrave të Chernihiv dhe Kharkiv, sipas një zyrtari amerikan të mbrojtjes.

Në Kharkiv dhe Chernihiv, të jesh 10 kilometra larg qendrës së qytetit “barazohet me të qenit me të vërtetë në periferi të qytetit”, theksoi zyrtari.

“SHBA sheh më shumë sukses tek forcat ruse në jug. SHBA nuk i kundërshton raportet se Kherson është marrë nga forcat ruse, por nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar në mënyrë të pavarur këto pretendime”,  tha zyrtari.

Sipas Shteteve të Bashkuara, ka luftime midis ukrainasve dhe rusëve pranë qytetit të Mykolaiv në jug.

Mykolaiv është në veriperëndim të Kherson. Rusët nuk e kanë marrë ende qytetin jugor të Mariupoli, sipas vëzhgimeve të SHBA-së, por luftimet vazhdojnë atje.

Exit mobile version