Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) përsëritën një urdhër evakuimi për civilët palestinezë në perëndim të qytetit të Gazës, në veri, dhe shumë të Khan Younis, për t’u larguar nga lagjet e tyre për në zona të tjera.
Ushtria izraelite u bëri thirrje njerëzve në tetë lagje në perëndim të qytetit të Gazës “të evakuojnë menjëherë zonat dhe të lëvizin përmes rrugës Al-Rashid drejt strehimoreve të njohura në Deir Al-Balah”, shkruan CNN.
Kjo ushtri gjithashtu u bëri thirrje njerëzve në pesë blloqe në perëndim të Khan Younis që të lëvizin “menjëherë në zonën humanitare në Al-Maëasi përmes rrugës Al-Bahr”.
Ndërkohë, IDF e rriti ofensivën e saj në dhe rreth Khan Younis, si dhe në veri e qendër të Gazës.