Forcat speciale të Izraelit kanë hyrë në spitalin kryesor në Gazën jugore, pasi thuhet se luftëtarët e Hamasit ishin fshehur brenda dhe se trupat e pengjeve izraelite mund të jenë aty.
Pretendimet e Izraelit janë mohuar nga një zëdhënës i Hamasit duke i quajtur ato gënejshtra, ndërsa drejtori i spitalit ka thënë se kushtet janë “katastrofike dhe shumë të rrezikshme”.
“Që nga orët e mesnatës, granatimet e dhunshme dhe shpërthimet e forta kanë vazhduar në afërsi të kompleksit”, tha drejtori i spitalit, Nahed Abu-Teima, shkruan BBC.
Ai tha se pacientët që kishin mbetur në objekt ishin “grumbulluar në reparte” me lëndime kritike dhe i bëri thirrje OKB-së dhe Kryqit të Kuq që t’i “shpëtojnë” ata dhe stafin.
Spitali Nasser, në Khan Younis, është një nga të paktët që ende funksionon në Gaza.