9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Forca të shumta të policisë pas tragjedisë në Skënderaj, del video

N.L., 39-vjeçar, ka mbetur i vrarë dhe tre persona janë plagosur në një kafiteri në Runik të Skënderajt.

Dy të dyshuar, që sipas policisë hynë të maskuar në kafiteri, ndodhen në arrati.

“Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, konfirmoi policia.

Pamje nga vendi i ngjarjes janë publikuar në rrjetin social TikTok, videon mund ta shihni KËTU.

“Nga hetimet  e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes,  dyshohet  se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri  kanë shtënë  me armë dhe  janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë  gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, informon policia.

“Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i  cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i  pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha policia.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit  të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”, ka njoftuar policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img