2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Forca e Sigurisë së Kosovës e gatshme për të mbrojtur qytetarët nga pandemia Covid-19

Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë ka ngritur gjendjen e gatishmërisë operacionale dhe ka krijuar Forcën në Detyrë, me qëllim që tu dalë në mbështetje institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, gjatë kohës kur vendi po përballet me coronavirusin Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, është bërë e ditur se njësitë e specializuara për të realizuar operacione në kuadër të Mbështetjes Ushtarake Autoriteteve Civile, ka vendosur në gatishmëri personelin, pajisjet dhe sistemet për të parandaluar dhe mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës nga pandemia “COVID 19”.

“Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, udhëzon qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat, kufizimet dhe udhëzimet e dhëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe apelon tek të gjithë që të rrisin masat e kujdesit, por në asnjë moment mos të krijojmë frikë dhe panik”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në këtë njoftim thuhet se respektimi i rregullave dhe kufizimeve është ndihma më e madhe që secili qytetar i Republikës së Kosovës i bën vendit dhe shoqërisë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ju siguron se do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për t’i dalë në ndihmë në çfarëdo situate”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img