Fitore Pacolli, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje i është përgjigjur nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për deklaratën ironizuese me pushtetin e Albin Kurtit.
“Nga një program zgjedhor i cili ishte fontanë dëshirash, përfunduam me propozime për fontanë uji në Kuvend”, ka thënë Çitaku të martën në Facebook, duke iu referuar idesë për furnizim me ujë në Kuvend.
E më pas erdhi përgjigja nga Pacollit.
“Nga deklaratat për fuqizim të shtetit të Kosovë në kontrata për ndarjen e shtetit të Kosovës”, është përgjigjur deputetja e pushtetit.
“Kaq për nënkryetaren e PDK-së”, ka mbaruar ajo.