Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë vizituar dje Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK).
Kryeministri Kurti, e konfirmoi mbështetjen për institucionin, sidomos në avancimin profesional dhe ngritjen e resurseve njerëzore në fushën e financave. Ai shtoi se fuqizimi i institucionit është i rëndësishëm, marrë parasysh peshën e madhe që fondi ka krahas ekonomisë, por edhe si instrumenti kryesor për sigurimin e një pensioni të dinjitetshëm në të ardhmen, bëhet e ditur përmes në potimi në Facebook.
Poashtu Kurti ka gjatë vizitës ka takuar edhe stafin e FKPK-së dhe iu shprehu mirënjohje për kontributin dhe angazhimin në këtë institucion.
Ndërsa, bëhet e ditur se Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi gjatë takimit se pret nga Bordi Drejtues aktual që të ketë guxim profesional në vendimmarrje, pa u ndikuar nga qëndrimi publik afatshkurtër, dhe që ta trajtojnë interesin e kontribuuesve përmes strategjive afatgjata, pa pasur nevojë për revolucion rrënjësor në institucion.
Kryesuesi i Bordit Drejtues, Emanuel Bajra e njoftoi Kryeministrin e Kosovës me zhvillimin e institucionit nga themelimi, duke çmuar profesionalizmin e lartë që institucioni e ka trashëguar dhe veçanërisht faktin që FKPK-ja i menaxhon rreth 2.7 miliardë euro me një staf prej vetëm 30 vetash.
Gjithshtu në postim thuhet se Bajra ka vlerësuar edhe përpjekjet e institucionit për mbrojtjen e kontribuuesve gjatë viteve të fundit me mjaft risk financiar (2022 dhe 2023) duke arritur që të mbrohen të pensionuarit nga performanca negative përmes një Portofoli Konservativ që kishte rezultat pozitiv.