Site icon PrishtinaPress

“Fola me Arbnor Mujën, vendosi një kusht…” – Giresse zbulon çka ndodhi me sulmuesin

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Alain Giresse tha sot se Arbnor Muja nuk është ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës sepse “ai ka kërkuar garanci për një vend titullari”.

Në një konferencë për media në Prishtinë të premten, tekniku francez u shpreh se askush nuk mund të ketë garanci për rolin në skuadër.

Giresse tha t’i ketë sugjeruar Mujës që “më mirë të mos vijë” nëse vendos kusht për të luajtur titullar në përfaqësuese.

“Fillimisht, Arbnor Muja është thirrur por nuk ka ardhur në ndeshjet që i kemi pasur në muajin nëntor. Pastaj në muajin mars është thirrur në ekipin e Kosovës, por sa i përket ndeshjeve të këtij muaji, Arbnor Muja ka kërkuar garanci për rolin e titullarit. Por, unë i kam treguar atij që nëse është kështu është më mirë të mos vijë”, tha Giresse.

Muja, siç kanë raportuar mediat në Shqipëri, ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren shqiptare në futboll nga ndeshjet e muajit shtator. /Paparaci.com

Exit mobile version