Site icon PrishtinaPress

Fodacioni “Behgjet Pacolli” dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” fillojnë ndërtimin e 10 shtëpive të prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” kanë berë të ditur se kanë filluar ndërtimi 10 shtëpive të reja në Skenderaj dhe Mitrovicë pas vërshimeve të fundit.

Pacolli shkroi se do të behët edhe renovimi i 10 shtëpive të tjera të prekura nga vërshimet.

Postimi i plotë:

Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit” në krye me Halil Kastratin kanë filluar ndërtimin e shtëpive në Skenderaj dhe Mitrovicë për familjet e prekura nga vërshimet e janarit. Fillimisht ka filluar ndërtimi i 10 shtëpive të reja dhe rinovimin i 10 të tjerave që u dëmtuan pjesërisht nga përmbytjet.  Së shpejti do të fillojë ndërtimi i shtëpive të tjera në komunat tjera.

Falenderojmë të gjithë donatorët tanë të përhershëm të dy fondacioneve që ishin të gatshëm të kontribuojnë në këtë nismë fisnike.  Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” së shpejti do të organizojnë një takim falënderues me donatorët që i janë bashkuar nismës pa hezitim.

 

Exit mobile version