Trajneri i kombëtarës së Kosovës në futboll Franco Foda, e ka nisur një projekt të ri me anë të cilit po kërkon futbollistë të rinj, e të talentuar që mund të jenë kandidatë potencial për ekipin A të “Dardanêve”.
Sot, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se do të fillojë kampi me pretendentët për t’u angazhuar në kombëtare.
Këta futbollistë, për katër ditë do të jenë nën urdhërat e Foda-s.
Po ashtu sot me fillim nga ora 17:00, do të mbahet stërvitja e parë me ta në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton Klankosova.tv