Site icon PrishtinaPress

Foda e zbulon arsyen e mungesës së Rashicës

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka treguar arsyen se pse Milot Rashica nuk bën pjesë në listën e muajit qershor.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, selektori i “Dardanëve” bëri me dije se Rashica mungon shkaku i arsyeve shëndetësore.

“Milot Rashica nuk është ftuar shkaku i problemeve shëndetësore. Ai është operuar në krah dhe nuk dihet se sa do të mungojë”, tha Foda në konferencë.

Milot Rashica është njëri ndër lojtarët me më së shumti paraqitje me fanellën e Kosovës.

27-vjeçari ka 53 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, duke arritur t’i shënojë edhe 11 gola.

Exit mobile version