0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

FMN parashikon një rritje ekonomike më të ngadaltë për shkak të agresionit rus në Ukrainë

Ekonomia botërore do të rritet me një ritëm më të ngadaltë për shkak të agresionit rus të Rusisë ndaj Ukrainës thuhet në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Ky organizëm parashikon një rritje prej 3.6 për qind këtë vit, që është gati dy herë më e vogël krahasuar me rritjen prej 6.1 për qind që u shënua vitin e kaluar. Fillimisht FMN-ja kishte parashikuar rritje prej 4.4 për qind për këtë vit.

“Efektet ekonomike të luftës po përhapen shumë, gjerësisht”, thuhej në raportin e FMN-së.

Lufta ka përkeqësuar prirjet negative ekonomike, siç janë problemet në zinxhirin e furnizimeve apo edhe rritja e çmimit të karburanteve e ushqimeve.

“Brenda disa javësh, bota ka përjetuar përsëri një tronditje të madhe e transformuese”, shkruante ekonomisti më i lartë FMN-së, Pierre-Olivier Gourinchas, në parathënien e raportit.

“Ndërsa po vihej re një rimëkëmbje e qëndrueshme nga kolapsi ekonomik global i shkaktuar nga pandemia, lufta ka krijuar gjasa shumë reale që një pjesë e madhe e të ardhura të siguruara së fundmi, të humbasin”, thekson ai.

FMN-ja parashikon se ekonomia ruse do të tkurret me 8.5 për qind këtë vit ndërsa ajo e Ukrainës do të bjerë në mënyrë drastike me 35 për qind.

Po kështu Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Evropa pritet të përballen me një rritje më të ngadaltë si rezultat i luftës. /VoA/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img