Rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2015 është 3.966. Asnjë vend në rajon nuk e ka rritjen më të lartë se Kosova në vitin 2015.
Këtë e ka konfirmuar Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2016 pritet të jetë 4.050%, pra edhe më e lartë se një vit më herët.
Edhe në vitin 2016, mbetet ndër më të lartat në rajon. Këtë e ka thënë edhe kryeministri Isa Mustafa, transmeton lajmi.net.
Sipas FMN-së, këtë vit, 2017, rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë 3.344 për qind, kurse në vitin 2018 3.644 për qind.
Rritje më të madhe se Kosova në rajonin tonë në vitin 2016 ka vetëm Mali i Zi, me 5.082, kurse në vitin 2017 ky shtet pritet të rritje 3.631, ndërsa në vitin 2018 2.442 për qind.
Shqipëria në vitin 2016 pati rritje ekonomike 3.402 për qind, Bosnja 3 për qind, Kroacia 1.65 për qind, Maqedonia 3.66 për qind dhe Serbia 2.5 për qind. /Lajmi.net/