1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

FMN-ja kërkon reforma për pensionet e veteranëve

Parashikimet ekonomike mes Qeverisë së Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar sa i përket buxhetit të vitit 2019 nuk janë të një vije të njëjtë. Dallimet në mes të dy institucioneve lëvizin për një shifër rreth 30 milionë euro.

Por përfaqësuesit e Misionit të FMN-së nuk janë lëkundur aspak nga qëndrimet e tyre sa u përket pagesave për veteranët dhe Projektligjit për Pag

Përfaqësuesit rezidentë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) kanë shprehur sërish shqetësimet e tyre sa u përket pagesave për skemat e veteranëve të luftës, duke kërkuar reforma në listën e veteranëve. Njëkohësisht kundërshtime të ngjashme janë shfaqur edhe rreth Projektligjit për Paga.

Udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë, Stephanie  Eble, në mesin e shqetësimeve ka listuar skemat e veteranëve të luftës, si dhe Projektligjin për Paga për të cilin ka kërkuar rishqyrtim.

“Projektbuxheti mbështetet nga të hyrat dhe të hyrat do të vazhdojnë për pensionet për veteranët, që pritet të shpërndahen. Janë shtyrë iniciativa, të cilat nuk janë produktive. I kemi diskutuar këto rreziqe me Qeverinë dhe ajo ka premtuar se do t’i trajtojë të gjitha. Do të vazhdohet me reformën në pensionet për veteranët e luftës dhe të mirëmbahen si duhet për shtesa të fëmijëve, të mësimdhënësve”, është shprehur ajo, shkruan Zeri.

Sipas Eble, rritja e pensionit duhet të jetë konform pensionit bazë dhe reformat në arsim duhet të përshpejtohen.

“Projektligji për Paga duhet të rishqyrtohet. Reformat në arsim dhe në arsimin profesional duhet të përshpejtohen. Ligji për Pagat Publike dhe përfitimet e lehonisë janë në shqyrtim e sipër. Rritja e pagave në nivel publik ushtron presion në tregun privat të punës dhe bën që punëtorët të tërhiqen”, ka shtuar në mes tjerash.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img