5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Flutura Kusari për sulmin ndaj Vullnet Krasniqit: Kriminelët të arrestohen menjëherë

Juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi dhe një kameramani të Nacionales që ndodhi në Prizren gjatë protestës kundër DokuFest.

“Kriminelët duhet të arrestohen menjëherë. Për çdo minutë që ata nuk janë në paraburgim, mesazhi është mësyjani gazetarëve se nuk keni pasoja”, ka shkruar Kusari.

“Pa u rritë dënimet për sulme ‘online’ dhe fizike ndaj gazetarëve dhe pa u ndal denigrimi verbal i gazetarëve nga njerëzit e veshur me pushtet politik, fetar apo financiar, të bërit gazetari do të vazhdojë të përkeqësohet më shpejtësi”.

Kusari ka përmendur edhe shifra të numrit të sulmeve ndaj gazetarëve që janë në rritje jashtëzakonisht shumë.

“Ky është sulmi i 54 ndaj gazetarëve dhe kameramanëve ketë vit, sipas faqes së AGK-së. Në vitin 2020, Kosova kishte regjistruar 24 sulme”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img