-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Florim Ejupi mohon se ka lidhje me ndonjë planifikim atentati ndaj Xhavit Halitit

I burgosuri Shkumbin Mehmeti kishte akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi se kishin ngarkuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, por që plani kishte ngecur.

Këtyre akuzave në “Debat Plus” iu është përgjigjur Florim Ejupi.

“Asgjë nuk është e vërtet. Pse ta vrasë Xhavit Halitin. Ai është njeri i ndershëm. Unë nuk e kuptoj se Xhaviti është bazuar me këto deklarata”, ka deklaruar Florim Kelmendi në RTV Dukagjini.

Emri i Florim Ejupit është i njohur që nga pas lufta. I njëjti ishte i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist nga ku një autobus civil i mbushur me serbë, u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001.

Nga ajo bombë, u vranë 12 civilë serbë dhe u plagosën 40 të tjerë të gjithë këta po udhëtonin drejt manastirit të Graçanicës nga Nishi i Serbisë.

Ejupi ishte arrestuar nga policia e UNMIK-ut në atëkohë derisa ishte arratisur nga burgu ushtarak në kampin e Bondsteelit, për t’u arrestuar përsëri në Tiranë, ndërkaq, në vitin 2009 i njëjti u lirua në mungesë të provave.

Florim Ejupi ishte dënuar me 40 vjet burgim, derisa është liruar nga Burgu i Dubravës pas tetë vitesh që kishte qëndruar në qeli.

Kolegji i Gjykatës Supreme, në përbërje të cilit ishin tre gjykatës ndërkombëtarë dhe dy vendorë, ka urdhëruar lirimin e Florim Ejupit në mungesë provash.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img