Florian Marku ka mbajtur premtimin duke e mposhtur me nokaut anglezin Tommy Broadbent në Londër.
Ky ishte dueli i katërt i Markut në boksin profesionist, ku deri para këtij meçi kishte kishte tri fitore nga aq ndeshje.

Pas matjeve që i kanë bërë dje, Floriani tha se “Ky djalë ka folur shumë, por nesër do të ja mbyll gojën”.
Ashtu edhe doli, Marku ishte i jashtëzakonshëm nga fillimi duke e nokautuar në raund të katërt anglezin.