Site icon PrishtinaPress

Florent Hadërgjonaj zhgënjen Kosoven, e zgjedhë Zvicrën

Një prej pak lojtarëve të nivelit të lartë që ka të drejtë të luaj për Kosovën, Florent Hadërgjonaj i skuadrës angleze, Huddersfieldit, ka vendosur se për cilën kombëtare do të përfaqësojë në arenën ndërkombëtare.

Futbollisti i Premier League, ka qenë pjesë e kombëtares së Zvicrës për U-20 dhe U-21 dhe cilësohet si një prej mbrojtësve më perspektivë të gjeneratës së tij.

Ai ka vendosur që të përfaqësojë Zvicrën duke thyer kështu zemrat e tifozëve të Kosovës, të cilët kanë pritur që pikërisht mbrojtja e Kombëtares së Kosovës do të mund të përforcohej dukshëm me ardhjen e tij.

Florent Hadergjonaj kishte zhvilluar një miqësore me Zvicrën edhe si lojtarë pankine, mirëpo, edhe kjo ndeshje me Bjellorusinë, por edhe ndeshjet si U-20 dhe U-21 i Zvicrës, nuk ia ndalonin Hadërgjonajt që në gara zyrtare të përfaqësonte Kosovën dhe kjo kishte bërë që shumë njerëz të mbanin shpresa për ardhjen tij eventuale në kombëtaren e Kosovës, për të cilën spekulohet se do të udhëhiqet nga një trajner zviceran.

Sidoqoftë, në një intervistë në “The Guardian”, ai shpjegoi që do të luajë për Zvicrën dhe shpjegoi që ka qenë një vendim dhe një situatë shumë e vështirë siç ka qenë edhe për Xhakën e Shaqirin.

“Nga njëra anë na thonë që e kemi familjen nga Kosova dhe duhet të luajmë për Kosovën, e nga ana tjetër na thonë se kemi lindur dhe jemi rritur në Zvicër dhe duhet të luajmë për Zviucrën”, thotë ai.

Florent Hadërgjonaj, tashmë 23 vjeçar, në intervistë foli edhe për shumë detaje interesante që kanë të bëjnë me karrierën e tij.

Exit mobile version