2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Flora Brovina fotografinë e njëjtë e kishte prezantuar edhe më 2012

Ishte dhjetori i 2012-ës kur Flora Brovina kishte publikuar për herë të parë fotografinë e cila dje bëri bujë të madhe.

Ajo këtë e bëri në njërin nga lokalet e Prshtinës gjatë një diskutimi për viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

““Unë do të jua tregojë fotografinë, dmth njerëzit janë detyruar ta shohin bijën e tyre duke e dhunuar. Kjo fotografi mbetët shenjë. Kjo grua është gjallë dhe po kërkon diçka nga ne”, kishte thënë Brovina atë kohë.

E të njëjtën fotografi, Brovina e shfaqi edhe pas shtatë vitesh nga ajo kohë, por kësaj radhe në Kuvendin e Kosovës para plot gazetarëve.

Lajmi mori dhenë dhe pati fillimisht shumë reagime pro e kundër veprimit të deputetes e cila krejt jetën ia kushtoi mbledhjes së fakteve dhe çështjes kombëtare.

Por fotografia që preku emocionalisht shumë njerëz, më vonë u kontestua. Duket se ajo nuk është bërë në Kosovë dhe si i përket skenave të filmave me përmbajte për të rritur.

Brovina, ndonëse mbrëmë insistoi në origjinalitetin e fotografisë, sot gjatë ditës pas intervistës që dha në Prokurori kërkoi falje dhe tha se mund të jetë mashtruar më 2003 kur dikush ia dha këtë “dëshmi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img