Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović.
Bashkëbisedueset folën lidhur me intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e ekonomisë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, transmeton Klan Kosova.
Bajrami e informoi ambasadoren kroate rreth reformave ekonomike nëpër të cilat po kalon vendi si dhe për zbatimin e prioriteteve që ndërlidhen me agjendën e integrimeve evropiane, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim me BE-në.
Ambasadorja Kapitanović shprehu gatishmërinë e qeverisë kroate për të mbështetur Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe institucionet e Kosovës në implementimin e suksesshëm të masave që ndërlidhen me MSA-në si dhe në fusha tjera ekonomike.