Dy persona janë ndaluar në Mitrovicën e Veriut nga policia, si të dyshuar për shpërndarjen e fletushkave.
Të dyshuarit janë, G.K dhe D.S, të moshës 46 përkatësisht 53 vjeçare.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se me këtë rast janë bastisur edhe katër lokacione.
“Jemi në kërkim edhe të personit të tretë”, tha Elshani.
Ai njoftoi se njëri nga personat e ndaluar u lirua më pas në procedurë të rregullt.
Të hënën, në Mitrovicën e Veriut ishin shpërndarë disa fletushka që bënin thirrje për rezistencë dhe nxisnin urrejtje.