1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Fletarresti për Radojiçiq u tërheq nga qeveria e mëparshme”, çka ishte duke folur Kurti kur nisi përleshja

Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit mori fjalën pasi shumica e deputetëve të opizitës folën për rastin e përgjimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me nënkryetarin e Listës Srpska, Slavko Simiq.

Kurti fillimisht foli për marëveshjen e fundit që e arriti me BE-në për shtensionimin e situatës.

“Marrëveshja që u bë nuk është marrëveshje për normalizim, është marrëveshje për deeskalim në të cilën ne natyrisht nuk heqim dorë nga zbatimi i ligjit, nga sundimi i ligjit, nga luftimi i krimit të korrupsionit e kontrabandës”.

Kurti tha se policia nuk u tërhoq nga veriu, por se u zhvendos nga objektet komunale.

“Në të njëjtën kohë edhe e kemi shfaqur ndjeshmërinë për rëndësinë e paqes së qëndrueshme, të stabilitetit afatgjatë të sigurisë për të gjithë, e cila nënkupton që të kemi ndjeshmëri që në këto dy javët e fundit nuk ka pasur as protesta të dhunshme, nuk ka pasur as incidente e as sulme në veri të Kosovës. Rrjedhimisht nuk kemi tërheqje të policëve të Kosovës. Të gjithë policët që janë në veri të Kosovës janë në veri të Kosovës. Kemi 25% zhvendosje të policisë nga ndërtesat komunale, por gjithnjë përbrenda veriut të Kosovës. Nuk dalin policët e Kosovës nga ndërtesa që të vijnë në jug. Sot që po flasim janë mbi 800 policë të Kosovës atje, jo vetëm shqiptarë. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit kurrë nuk ka qenë më i fuqishëm se tash”, duke përmendur edhe shpalljen terroriste të dy organizatave në veri.

“3200 njerëz janë arrestuar në këto dy vitet e para të qeverisjes tonë. Gati 10% prej tyre zyrtarë publikë. 16 rrugë ilegale në Veri janë mbyllur. 7 baza policore janë në Veri rrotull kufirit me Serbinë. Asnjë bazë s’ka qenë më herët. Katër ndërtesa të komunave në Veri janë të Republikës, katër stacione të policisë në Veri janë të Republikës. Kjo s’ka qenë më herët tash është. Dhe mos harroni që fletarresti për kryekriminelin Milan Radojiçiq është hequr më 19 shkurt 2021. Pesë ditë pas fitores tonë. Ne kemi fituar zgjedhjet me 438 mijë vota. Pesë ditë më vonë ish-qeveria para se të bëhemi ne qeveri është hequr fletarresti. Kur kanë qenë qeveritë e mëhershme ky kryekriminel ka qenë në Mitrovicë e Prishtinë, tash kontributi jonë është se ai është në hotelin Kopaunik, në anën tjetër të kufirit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img