Vëllai i 17-vjeçares ka folur për rastin ku dyshohet se një 58-vjeçar është dorasi i saj i cili më pas është vetëvrarë.
I dyshuari për këtë vrasje R.B kishte pak ditë që nga Gjermania kishte ardhur për në Kosovë.
Kështu po deklaron, vëllai i 17-vjeçares së ndjerë Bajrami.
“Që 5 ditë ka ardhë në pushime edhe e ka ba këtahen. Ai ishte fjalos me familjen e vet atje, edhe ka ardh këtu. Qysh me i lan familjet në gjak. Ka ardhë këtu, dhe ma vrau motrën. Familjarët e tij e din më së miri se çka ka ndodhë. Motra ime ka jetu këtu. Motra kurrë s’më ka njoftua për ndonjë fjalosje. Ai ka qenë i martun, ka fëmijë. I vetëm ka qenë në Kosovë. Ka ardhur para 5 ditëve. Asnjëherë nuk kemi pas probleme. Në 04:40 të mëngjesit ai ka ardhur e ka marrë motrën me zor.”, ka deklaruar Bajrami.
“Ai e ka rrite vet at çikë. Shumë të mira i kemi pas raportet. Ne kemi qenë jetimë, ai na ka rritë”, thotë ai.
Për rastin ka folur edhe prokuroria në Pejë.
Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës Shkodran Nikçi për Telegrafin ka thënë se dyshimet fillestare janë se fillimisht është kryer vrasje me armë zjarri e me pas edhe vetëvrasja.
“Me të pranuar informatën ne Departamentin e Krimeve te Renda në Prokurorinë Themelore të Pejës, prokurori kujdestar ka dal ne vend të ngjarjes se bashku me njësitet relevante policore. Dy trupat e pajete te viktimave me urdhër te prokurorit te shtetit janë dërguar ne Institutin e Mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion. Po ashtu, edhe arma dhe gëzhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes janë dërguar për ekzaminim. Dyshimet fillestare janë se fillimisht është kryer vrasje me arme zjarri e me pas edhe vetëvrasja”, ka bërë të ditur Nikçi.
Ai ka thënë se pasi të pranohen raportet e lartcekura dhe veprimeve hetimore të Prokurorit të Shtetit me Policinë, do zbardhen rrethanat e këtij rasti.