Ramadan Nishori është burri i parë në Kosovë që publikisht rrëfeu sot dhunën seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Për këtë, ka reaguar edhe vajza e tij, Flutura përmes një postimi emocionues në Facebook.
Ajo thotë se është krenare me babanë e saj i cili nuk u dorëzua kurrë pavarësisht jetesës në një shoqëri ku burrat rrallë herë ndihen të sigurt për të treguar plagët e tyre më të thella.
“Ai theu heshtjen, jo vetëm për veten, por për të gjithë ata që ende nuk mund të flasin. Ky njeri është njeriu më i vlefshëm në jetën time, babi”, ka shkruar ajo, raporton Klankosova.tv.
“Babush, drita e syve të mi, faleminderit që kurrë nuk je dorëzu e ke gjet forcë me ma mbajt dorën në këtë botë mizore. Jam tepër krenare me ty. Të dua përjetësisht”, shkroi Flutura mes tjerash, njofton Klankosova.tv.
Ramadan Nishori zgjodhi të rrëfehej sot pasi 14 prilli shënon Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.