Site icon PrishtinaPress

Flet shqiptarja që u përzgjodh nga Rita Ora në ‘The Voice Australia’

Sihana Haxhnikaj është shqiptarja nga Kosova që performoi në audicionin e ‘The Voice Australia’ dhe u përzgjodh nga këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora.

16-vjeçarja e cila garoi me këngën ‘Nothing Breaks Like a Heart’ të Miley Cyrus tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut.

Ajo është shprehur shumë e lumtur që Rita Ora e përzgjodhi ku edhe ka treguar eksperiencën dhe rrugëtimin e saj në këtë garë muzikore.

Ndër të tjera ajo tregoi që Rita Ora është inspirimi i saj në muzikë dhe falenderoi të gjithë shqiptarët për përkrahje.

Exit mobile version