10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Flet sërish motra e varfër e Georgina Rodriguez: Është e poshtër, tallet me gjendjen tonë ekonomike

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez duket qartë se nuk i ka aspak mirë marrëdhëniet me motrën e saj Patricia. Së fundmi ajo ka folur në programin ‘Socialite’ dhe ka akuzuar motrën e saj se gënjen teksa e ka kërcënuar se do të nxjerrë informacione për të. Patricia pretendon se Georgina nuk bën gjë tjetër veçse tallet me gjendjen e saj ekonomike.

“Kam dëgjuar shumë thashetheme për këtë brenda familjes. Ajo ka turp për mua dhe qesh dhe gëzohet për gjendjen time aktuale ekonomike”, tha Patricia për programin televiziv, teksa shtoi se ajo është “e poshtër dhe një njeri i keq”. Përveç kësaj, Patricia ka kërcënuar se do të nxjerrë informacione private për të.

“Unë nuk jam një person që i pëlqen konfrontimi apo zemërimi me të. Mendoj se duhet të flasim për atë që ka ndodhur dhe t’i japim fund kësaj situate”, vazhdoi ajo. E përballur me informacionet se Patricia i ka kërkuar Georginës shumë para, ajo është treguar e qartë dhe koncize dhe ka pranuar se nuk i ka kërkuar asnjëherë motrës së saj asnjë euro.

“Në asnjë moment nuk i kam kërkuar para Georginës, e vetmja gjë që bëra ishte të kërkoja ndihmë për fëmijët e mi”, tha ajo. “Nuk dua lekë, i kam dhënë vetëm numrin e telefonit të shkollës që të kontaktojë me ta që të ndihmojë fëmijët e mi duke blerë librat e kursit. Sapo kërkova ndihmë dhe jam ende në pritje”, shtoi ajo më tej./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img