Ditëvë të fundit videoklipi më i ri i këngëtares Enca Haxhia “Dua” ka qenë më se i komentuar dhe i përfolur si në rrjetet sociale ashtu edhe në mediat rozë. Madje ky klip po konsiderohet si një nga projektet me skenat më të nxehta erotike, shkruan Indeksonline.
Pjesë e këtij klipi është edhe prezantuesja e njohur shqiptare Aulona Mustafa, së cilës në klip këngëtarja ia “rrëmben” bashkëshortin. Ndërsa vet prezantuesja përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka treguar se kjo gjë ka ndodhur vetëm në klip, ndërsa këtë eksperiencë e quan të bukur.
Ky është postimi i plotë i prezantueses:
Poooo une jam tek klipi me i fundit i Ences “Dua”, meqe kjo eshte pyetja qe me eshte bere me shume keto 24 oret e fundit! Jooo @enca nuk ma ka marre me verte burrin, meqe kjo eshte pyetja e dyte me e shpeshte e ketyre 24 oreve, ma ka marre vetem ne klip ???????????? Ishte nje eksperience e re dhe e bukur per mua, te cilen e pranova jo vetem sepse Encen e kam xhan dhe e vleresoj per gjithe punen qe ka bere qe kur ishte shume e vogel dhe pjesa me e madhe prej jush nuk e njihnit akoma, por edhe sepse me pelqeu shume ideja dhe realizimi i klipit. #dua