Flet policia pas aksidentit në Drenas, ku një person humbi jetën

91
Advertisement

Një aksident ka ndodhur në Çikatovë të Vjetër në Drenas, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Advertisement

Përveç vdekjes, në aksident kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

Tutje, Hoxha apelon tek drejtuesit e veturave që të jenë më vigjilent gjatë vozitjes dhe shpejtësia të zhvillohet duke iu përshtatur kushteve në rrugë.

“Me daten 27.08.2020 rrethe ores 21:20 min. ne fashatin Qikatove e Vjeter-Gllogoc, eshte shkaktuar nje aksident trafiku/Vet-Aksident me lendime te renda trupore ku si pasoj i ketij aksidenti dyshohet se nje person ka humbur jeten, kurse tre te tjere jane te lenduar. Ne vendin e ngjarjes ka dal njesite kompetente policore, njesia e hetimeve te trafikut dhe po kryejn procedurat e nevojshme ne vendin e ngjarjes.

Apelojme edhe nje here tek te gjithe drejtuesit e automjeteve qe te jene me vigjilent dhe gjate vozitjes shpejtsine ta zhvillojne duke iu pershtatur kushteve dhe rrethanave ne rruge.”, shkruan Hoxha.

PostAdssFotoja e reklamës